LAJMI I FUNDIT:

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se është një mangësi e madhe dhe po ka ndikim që fëmijët të mos arrijnë të përvetësojnë mësimet.

Kështu është thënë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku është diskutuar për Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2013-2023, për të cilën është thënë se përveç disa arritjeve, ka ende shumë punë për t’u bërë.


Për të diskutuar për këtë strategji ishin paraparë të raportojnë ministri i Punës Skënder Reqica, ai i Arsimit  Shyqiri Bytyqi, ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli dhe ministri i Kulturës Kujtim Gashi. Por përveç ministrit Bytyqi të tjerët nuk kanë marrë pjesë.

Kreu i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se si ministri i kanë adresuar të gjitha çështjet që dalin nga strategjia, ku ai tha se kanë bërë shumë sa i përket aspektit legjislativ.

Ai ka bërë të ditur se në vitin 2017 janë diplomuar 54 asistentë, të cilët i asistojnë fëmijët me aftësi të kufizuara. Ndërsa, ka thënë se për vitin 2019 do të punësohen edhe 100 të tjerë.

“Për herë të parë MASHT ka bërë një angazhim të jashtëzakonshëm dhe në grantin specifik për vitin 2019 për herë të parë ka futur që të kemi edhe 100 asistentë të ri për fëmijët me aftësi të veçanta. Ky është një angazhim i yni i cili ka dhënë rezultat dhe tani më këta 100 asistentë të cilët do të jenë të punësuar në vitin 2019 iu kanë shpërndarë komunave sipas nevojave, si dhe sipas numrit të fëmijëve që ekzistojnë nëpër komuna. Konsideroj se është bërë një hap pozitiv dhe është një hap që vlen të theksohet. Po ashtu, janë të punësuar edhe 9 mësues mbështetës në komunat ku ka pasur nevojë dhe me këtë punësim ka arritur numri 85 mësimdhënës mbështetës në tërë nivelin e Kosovës. Janë punësuar edhe 2 instruktor të gjuhës së shenjave, pra njëri ka qenë duke punuar në Prizren dhe tjetri sapo është punësuar. Në vitin 2019 pritet punësimi i një asistenti i gjuhës së shenjave”, tha ai.

Numri prej 100 asistentëve që do të punësohen, po konsiderohet i pamjaftueshëm për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara që janë në Kosovë.

Sebahate Beqiri nga Shoqata Down Sindrome, ka thënë se është shqetësues numri i madh i asistentëve në shkolla publike që paguhen nga vetë prindërit. Ajo me këtë rast ka ngritur shqetësimin edhe për shumën që marrin familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

“Grupet e fëmijëve, në këtë rast me sindromën Down, fëmijët me autizëm, fëmijët e shurdhër, përveç një mbështetje materiale financiare që marrin nga 100 euro në muaj dhe që asistentët na kushtojnë 150 deri në 200 euro në muaj, në shkolla publike. Do të thotë komuniteti ynë jemi bërë punëdhënës, nëse dikush ndjehet komod që grupet e fëmijëve me aftësi të kufizuara po marrin 100 euro në bazë të ligjit që mbështet familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kjo nuk është aspak e drejtë. Pasi familjet nga dëshira e madhe që kanë që fëmijët të jenë pjesë e shkollave të rregullta paguajnë asistente private, po e potencoj që këtë e ndalon ligji për arsimin para universitar”, tha ajo. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori