0Shares

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Trupi Rregullator për media elektronike të Republikës së Serbisë sot në Beograd, bënë marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët dhe dhënien e shkëmbimeve të praktikave në fushën e rregullimit mediatik.

Përfaqësuesit e dy agjencive biseduan për përvojat lidhur me dhënien, përcjelljen e rëndësisë, marrjen dhe vazhdimin e lejeve për emitimin televizor dhe radio, procedurën për shqiptimin e masave gjatë shkeljes së rregullave, si dhe për kompetencat e tyre gjatë zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fund të takimit është konstatuar se marrëdhëniet bilaterale janë të rëndësisë së veçantë dhe se praktika e këtillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)