LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA: Kërcënimet e Rashkovskit për padi janë presion ndaj mediumeve

ASHMAA: Kërcënimet e Rashkovskit për padi janë presion ndaj mediumeve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) pohimet e sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Dragi Rashkovski, se do të ngritë padi penale ndaj gazetarëve dhe mediumeve, i vlerëson si presion të drejtpërdrejtë ndaj mediumeve.

ASHMAA thotë se çdo bartës i funksionit publik, që mendon se mediumat ia kanë prishur imazhin, nderin ose interesat me publikimin e informacioneve të pasakta, të gabuara ose të rrejshme, ka të drejtë të kërkojë nga mediumi të publikojë informacion të kontrolluar ose përgjigje të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“ASHMAA apelon që fillimisht të shfrytëzohet e drejta e përmirësimit ose përgjigjes, në vend të padive ndaj gazetarëve dhe mediumeve, sidomos kur bëhet fjalë për bartës të funksionit publik”, thonë nga ASHMAA.

Ata shtojnë se kërcënimet për padi, paraqesin rrezik për lirinë e informimit.

“Në asnjë moment nuk duhet të harrohet se roli i mediumeve është të jenë kritik dhe korrektorë të pushtetit dhe duhet të inkurajohen që me profesionizëm ta bëjnë punën e tyre ndaj opinionit”, thonë nga ASHMAA.

Ndryshe, Dragi Rashkovski sot në konferencë për shtyp tha se do të ngrisë padi penale ndaj një partie politike, disa gazetarëve dhe disa mediumeve, pasi sipas tij, kanë shpifur në lidhje me rastin ku ai akuzohej për kurdisje të tenderëve./Telegrafi/

Rashkovski: Nuk jap dorëheqje, do të padis gazetarë, parti dhe portale për shpifje
Lexo po ashtu Rashkovski: Nuk jap dorëheqje, do të padis gazetarë, parti dhe portale për shpifje