LAJMI I FUNDIT:

ASH: Sovrani jeni Ju, në përcaktimin tuaj!

ASH: Sovrani jeni Ju, në përcaktimin tuaj!

Aleanca për Shqiptarët mbajti mbledhje të Kryesisë Qendrore ku u diskutua situata politike në vend me fokus të veçantë, raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga Aleanca për Shqiptarët konstatojnë me shqetësim se rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet pa ndonjë ofertë konkrete për qytetarët. Në fokus të fushatës të të dy kandidateve nuk është Shteti për të gjithë por Shteti dhe Pushteti i kujt, në të kaluarën dhe tashmen ka diskriminuar dhe ka ushtruar dhunë më shumë ndaj shqiptarëve.


“Spotet publicitare nga të dyja kampuset e kandidatëve janë dëshmia më e mirë për pozicionin juridiko kushtetues dhe nivelin e respektimit të të drejtave elementare të njeriut, në rastin konkret të shqiptareve në RMV. Janë përgjigja më e mirë e shumë “pse-ve” të parashtruar në opinion nga figura me kredibilitet të dyshimtë që qëllim të vetëm kishin njollosjen e veprimeve të drejta politike të ASH-së dhe opozitës shqiptare dhe rreshtimit të tyre rreth kandidaturës së profesor Blerim Rekës dhe konceptit të tij për shtet për të gjithë dhe kundër monoetnizimit të shtetit”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët.

Nga atje thonë se këto spote janë dëshmi shtesë për faktorin ndërkombëtar, SHBA dhe BE, se cili është niveli i respektimit të të drejtave të njeriut, se proceset e montuara politike akoma janë realitet dhe se shteti i së drejtës është akoma shumë larg kur bëhet fjalë për shqiptarët.

“Apelojmë tek të dy kandidatët që të ndalojnë këtë fushate te xhelatit më të mirë apo më të keq dhe urgjentisht të largojnë nga transmetimi këto spote publicitare. Në vend të tyre të kërkojnë ndjesë publike ndaj shqiptarëve dhe garanca se nuk do të përsëriten më kurrë”, thuhet në deklaratë.

ASH ripërsërit qëndrimin e thënë gjatë fushatës elektorale se mbështetësit e saj nuk i llogarit pronë dhe plaçkë në funksion të interesave meskine të individëve të veçantë. Çdo vote ndaj nesh është forcim i partneritetit me ju për të bashkëndërtuar, jetësuar dhe fuqizuar platformën politike të ASH-së në funksion të barazisë juridiko- kushtetuese dhe socio- ekonomike të shqiptarëve në RMV. Përkrahja jonë ishte ndaj Prof. Blerim Rekës. Vlerësojmë se ne fituam mbështetjen e shumicës absolute të shqiptarëve në RMV. Shfrytëzojmë rastin t’ju falënderojmë për punën dhe mbështetjen që i dhatë profesor Rekës dhe konceptit të opozitës shqiptare. Armiku kryesor i konceptit dhe përgatitjes profesionale të profesor Rekës ishte paragjykimi.

Aleati kryesor i yni është e drejta dhe reforma dhe mbështetësit tanë si garancë në këtë rrugëtim të drejtë.
Ju të nderuar qytetar jeni sovrani dhe partneri ynë në ndërtimin e një jetë me dinjitet prandaj ju bëjmë apel që të shprehni sovranitetin tuaj ditën e dielë.

Bashkarisht debllokuam në vitin 2017 inegrimin e vendit ne NATO dhe BE, duke mposhtur një regjim, bashkërisht i thamë PO, NATO dhe BE-së në Referendum edhe me ndryshimet kushtetuese. Të përbashkuar do të qëndrojmë në po te njejtën rrugë edhe në të ardhmen, jo të nënshtruar por të barabartë dhe me dinjitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori