LAJMI I FUNDIT:

ASH: Bashkimi Evropian demaskoi propagandën e pushtetit LSDM-BDI

ASH: Bashkimi Evropian demaskoi propagandën e pushtetit LSDM-BDI

Partia shqiptare opozitare Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, të cilët vendosën që datën për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ta caktojnë në muajin tetor.

Nga ASH thonë se dje Këshilli i Ministrave të BE-së demaskoi gënjeshtrat njëvjeçare të partive në pushtet LSDM dhe BDI, duke i refuzuar për të dytën herë me radhë nën qeverisjen e Zaevit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga kjo parti thonë se arsyet për refuzimin e nisjes së negociatave, kanë të bëjnë me dështimin e partive në pushtet për të zbatuar reforma të mirëfillta për kthimin e shtetit të së drejtës, luftimin e korrupsionit dhe departizimin e administratës publike.

“Mungesa e një vendimi nga shtetet anëtarë të BE-së padyshim se është një lajm zhgënjyes për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po i paguajnë shtrenjtë dështimet e njëpasnjëshme të këtij pushteti. Por ky zhvillim ka qenë i pritur dhe i paralajmëruar vazhdimisht nga Aleanca për Shqiptarët që nga fillimi i fushatës propaganduese të pushtetit LDSM-BDI në qershorin e vitit të kaluar se vendi e ka fituar datë për hapje të negociatave”.

“Këto dështime janë konfirmuar në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian i cili thekson se niveli i korrupsionit në vend mbetet shqetësues ndërsa gjyqësori dhe administrata publike vazhdojnë janë të kapura nga politika. Pra, dihej fare mirë se shtetet anëtarë nuk do të pajtohen që t’i hapin dyert e BE-së një vendi i cili nuk dëshmon vullnetin politik për t’i zbatuar parimet themelore evropiane mbi shtetin e së drejtës. Para një jave, Ministri i Jashtëm holandez kishte theksuar se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me probleme serioze në shtetin e së drejtës dhe në luftimin e korrupsionit. Para Këshillit të Ministrave, qeveria franceze kishte theksuar se zgjerimi i BE-së bazohet në kritere rigoroze dhe në rezultatet e dëshmuara nga vendet kandidate, pa afate kohore të paracaktuara”.

“Në këto rrethana, konkluzionet e Këshillit refuzuan përkohësisht hapjen e negociatave dhe shtynë vendimin përfundimtar deri në vjeshtë. Marrë parasysh theksin e vënë në konkluzionet e Këshillit në adresimin e mangësive strukturore në fushën e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftimin e korrupsionit si dhe reformën e administratës publike, nuk përjashtohet mundësia e një shtyrje të sërishme të vendimit të Këshillit të BE-së nëse nuk ndodh një ndryshim drastik në Maqedoninë e Veriut”.

“Pushteti SDSM-BDI i cili për një vit vazhdimisht i ka gënjyer qytetarët se vendi ka fituar datë për negociata me BE-në, është totalisht i deligjitimuar. Madje edhe më shqetësues është fakti se pushteti vazhdon të gënjejë paturpshëm duke e paraqitur refuzimin e djeshëm si një sukses, duke treguar kështu se nuk e ka vullnetin politik për të marrë vendime të guximshme për të kthyer shtetin e së drejtës në vend para afatit të ri të dhënë nga Këshilli i BE-së”.

“Më shumë se kurrë, zgjedhjet janë zgjidhja. Vetëm zgjedhjet e reja mund të sjellin një qeveri vërtet reformiste dhe të çliruar nga hipotekat e regjimit OBRM-PDUKM-BDI e cila do të fitojë hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE”, thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/

Maqedonia e Veriut vendoset në “stand by” për negociatat me BE-në
Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut vendoset në “stand by” për negociatat me BE-në