LAJMI I FUNDIT:

Asgjë e re në Kroaci, Arijan Ademi shënon dhe i siguron titullin e 25-të Dinamo Zagrebit

Asgjë e re në Kroaci, Arijan Ademi shënon dhe i siguron titullin e 25-të Dinamo Zagrebit

Asgjë e re në Kroaci, Dinamo Zagrebi është kampion i sezonit, duke treguar edhe njëherë tjetër forcën dhe dominimin në futbollin kroat. 

Për më shumë, vulën këtij titulli ia dha një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me Arijan Ademin që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Dinamo Zagrebin në duelin ndaj Osijekut.


Mesfushori tetovar, gjeti rrjetën në minutën e 72-të, kur u asistua nga Josip Misic.

Për Dinamo Zagrebin luan edhe shqiptari tjetër nga Kosova, Arbër Hoxha, për të cilin është sezoni i parë me kampionët.

Për skuadrën ku luajnë dy shqiptarët, ky është titulli i 25-të që fitojnë në futbollin e Kroacisë.

Deri më mbyllje të sezonit, Dinamo Zagrebi do të luaj edhe dy ndeshje në kampionat. /Telegrafi/