LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohen rrugët në disa lagje të fshatrave të Drenasit

Asfaltohen rrugët në disa lagje të fshatrave të Drenasit

Projektet e planifikuara për vitin 2016 nga lista e investimeve kapitale, janë duke u kryer sipas planifikimit, pas nënshkrimit të kontratës me operatoret ekonomik. Ka përfunduar asfaltimi i rrugës në disa lagje të fshatit Sankoc, Arllat dhe Llapushnik, ndërsa afër përfundimit është ura në lagjen e Vermicëve të fshatit Shtrubullovë.

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës në lagjen Ajazi dhe Gjoshi të fshatit Sankoc , projekt ky i cili ishte planifikuar për t’u realizuar këtë vit dhe që ishte edhe kërkesë e banorëve të fshatit, pasi që rrugët tjera të këtij fshati kanë përfunduar vitet e kaluara.


Po ashtu ka përfunduar asfaltimi i rrugës në lagjen e Çupajve të fshatit Llapushnik që ishte planifikuar të përfundojë gjatë këtij viti. Më asfalt është bërë edhe lagja Bujupi në fshatin Arllat, konkretisht lagja e Kodralive që po ashtu ishte në listën e projekteve kapitale.

Këto janë disa nga rrugët e përfunduara për këtë vit nga lista e projekteve kapitale në territorin e Komunës së Drenasit, ndërsa janë edhe dhjetëra projekte të tjera që janë afër finalizimit të tyre, si në asfaltim të rrugëve, kanalizim dhe projekti me BE-në për rregullimin e ujësjellësit për 12 fshatra.

Komuna e Drenasit është afër përfundimit të projekteve në asfaltimin e rrugëve në të gjitha lagjet e territorit të saj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori