Disa kremra mund të jenë të mira për lëkurën tuaj, por thjesht pse të mos hani ato ushqime që do të ruajnë bukurinë tuaj natyrore, ndërkohë t’i shmangni ato që ju plakin

Mënyra më e mirë për të luftuar plakjen është një stil i shëndetshëm jetese, i cili përfshin një dietë të duhur dhe të larmishme, shmangien e cigareve dhe aktivitetin e rregullt fizik.

Gjenet kanë një rol të madh në procesin e plakjes, por po aq të rëndësishme janë ushqimet që i hamë.

Ne nuk mund ta luftojmë këtë proces natyral, por mund ta zgjasim me ushqim.

1. Sallatë lakore: Një burim i pasur me kalcium, kalium, mangan, fosfor dhe vitamina A, C, K, B-1 dhe B-2 dhe rrit qarkullimin dhe shpërndarjen e mineralave në të gjithë qelizat e trupit duke rezultuar në oksigjenim të shtuar të lëkurës.

2. Spec i kuq: Të pasur me antioksidantë, vitaminë C dhe karotenoide. Këto të fundit kanë një larmi të vetive anti-inflamatore që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi.

3. Boronicat: Të pasura me vitamina A dhe C, si dhe një antioksidant që quhet anthocyanin. Këto burime të fuqishme mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi për shkak të diellit, stresit dhe ndotjes duke moderuar përgjigjen inflamatore dhe duke parandaluar humbjen e kolagjenit.

4. Brokoli: I pasur me vitamina C, K, një shumëllojshmëri antioksidantësh, fibra, folate, lutein, kalcium etj.

5. Spinaq: Një super-hidratues i mbushur me antioksidantë që në oksigjenimin dhe rimbushjen e të gjithë trupit. Spinaqi është i pasur me vitaminat A, C, E dhe K, magnez, hekur, lutein.

6. Arra, bajame, lajthi, etj: Burime të shkëlqyera të vitaminës E, që ndihmon në riparimin e indeve të lëkurës, mbajtjen e lagështisë në lëkurë dhe e mbron nga rrezet ultravjollcë. Ato forcojnë membranat qelizore të lëkurës dhe i japin lëkurës një shkëlqim të bukur.

7. Avokado: Të pasura me acide yndyrore që luftojnë inflamacionin që e bëjnë lëkurën e butë, përmbajnë një larmi ushqyesish thelbësorë që mund të parandalojnë rrudhat, si vitaminat K, C, E, A dhe B.

8. Patate e ëmbël: Ndihmon në rikthimin e elasticitetit të lëkurës, në nxitjen e qarkullimit të qelizave të lëkurës dhe kontribuon në një lëkurë të butë, me pamje rinore.

9. Shegë: Të pasura me vitaminë C dhe një larmi të antioksidantëve të që mbrojnë trupin nga dëmtimi i radikalëve të lirë dhe zvogëlojnë nivelet e inflamacionit.

/Telegrafi/