Arteta konfirmon rikthimin e dy yjeve për sfidën ndaj Real Madridit, ka edhe një lajm të keq

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pati disa lajmë të mira për t’i dhënë pasditen e së hënës, teksa foli para përballjes së tyre ndaj Fulhamit.
Kjo përfshiu disa zhvillime të reja sa i përket lëndimeve që nuk kanë lënë pa u vërejtur nga stafi i trajnerëve të Real Madridit.
‘Los Blancos’ po përgatiten për duelin e dytë të Kupës së Mbretit ndaj Real Soicedadit dhe këtë e bën pa Thibaut Courtois, i cili mbetet i lënduar.
Ai pritet të rikthehet nga lëndimi ndaj Arsenalit, por Carlo Ancelotti vazhdon të mbetet i shqetësuar për gjendjen e Ferland Mendy dhe Dani Ceballos.
Në ndërkohë Arteta me gjaë do të jetë pa mbrojtësin Riccardo Calafiori, i cili u rikthye nga pauza e kombëtareve me lëndim muskulor.
Trajneri bask ka sugjeruar se Calafiori do të mungojë në të dyja ndeshjet ndaj Real Madridit.
“Ka mundur të jetë edhe më keq. Shpresoj se do të jetë një çështje javësh, por ne duhet të shohim se si po zhvillohet lëndimi”.
Ai gjithashtu dha një përditësim pozitiv sa i përket situatës së Jurrien Timber.
“Jurrien ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, por ai është ndjerë më mirë në ditët e fundit, kështu që ai do të jetë i gatshëm për Fulhamin”.
Ylli anglez Bukayo Saka ka edhe dy ndeshje para vetes për të kapur ritmin pas tre muajsh jashtë fushave.
“Bukayo Saka është i gatshëm. Të gjithë gjërat e kujdesshme kanë përfunduar. Tani duhet ta vendosim në fushë në momentin e duhur”.
“Ai po shtyn sepse ai me të vërtetë e do këtë. Ne kemi respektuar afatin kohor dhe kemi bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme. Ai është gati”, ka thënë Arteta./Telegrafi/























































