Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me thirrjet kundër shqiptarëve të tifogrupit maqedonas ‘Komitët’.

Grubi shkruan se gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme të disa të rinjve në mes të Shkupit duhet të dënohen.

“Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, shkruan Grubi.

Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup

Ndryshe, gjatë ditës së sotme tifogrupi maqedonas ‘Komitët’ brohoritën thirrjet e zakonshme të tyre kundër shqiptarëve. Ende nuk ka reaguar policia dhe prokuroria./Telegrafi/

Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjëve në mes të Shkupit është për tu dënuar. Sjellja…

Publiée par Artan Grubi sur Dimanche 13 septembre 2020