Arta Bajrami ka vendosur t’i “kërkojë falje nënës” në videoklipin e saj më të ri.

Këngëtarja kosovare mbrëmë ka lansuar projektin më të ri muzikor, një baladë me titull “Më fal oj nanë”.


Klipi vjen vetëm një ditë pasi ajo publikoi albumin e saj “Victory”, pjesë e të cilit është edhe kënga e lansuar me klip.

Klipi është realizuar nga Imagine dhe së shpejti do të pasohet me një tjetër videoklip. /Telegrafi/