LAJMI I FUNDIT:

Arsyet pse dhimbjet e dhëmbit rriten gjatë natës

Arsyet pse dhimbjet e dhëmbit rriten gjatë natës

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera.

Reklama

Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron.

Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës.

Përse ndodh kjo?

Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën më të pamundur ardhjen e gjumit. Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të konsiderueshëm në zonat e ndjeshme të gojës.

Pozicioni horizontal i trupit dhe qarkullimi i gjakut e bëjnë dhimbjen aq të fortë sa njeriu e ka të pamundur të mbyllë sytë, shkruan AgroWeb.

Çfarë mund të bëni në këtë rast?

Ekspertët thonë se pikë së pari duhet të gjeni rrënjën e problemit. Pra, nëse keni një dhëmb të prishur, shkoni sa më parë te dentisti. Por duke qenë se edhe dentisti fle gjumë në atë orë, njeriu ka nevojë për një zgjidhje urgjente. Një nga kurat e trashëguara brez pas brezi në vendin tonë është rakia. Një gllënjkë raki me të cilën mund të bëni gargarë ose ta mbani në anën ku ju dhemb mund t’ju lehtësojë dhimbjen.

Kjo praktikë është ndjekur në shumë vende të botës dhe rekomandohet për arsyen se mund të mpijë zonën që dhemb dhe ta shuajë atë. Ekspertët paralajmërojnë se rakia nuk ka një rol të fortë në luftimin e baktereve, pra është thjesht një zgjidhje tepër afat-shkurtër.

Një mënyrë tjetër për të zbutur dhimbjen pulsuese të dhëmbit është që të merrni ilaç kundër inflamacionit. Këto ilaçe, siç është ibuprofeni, funksionojnë si një zgjidhje e shpejtë ndaj një problemi urgjent.

Një tjetër këshillë është që ta mbani kokën ngritur ndërsa jeni shtrirë për të penguar presionin e gjakut.Shmangni ushqimet acidike, të ftohta ose të forta përpara gjumit dhe vendosni diçka të ftohtë në anën e faqes ku ju dhemb.


Në trend Shendetesi

Më shumë
Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Shëndetësi
Stërvitja më e mirë e trurit: Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

Stërvitja më e mirë e trurit: Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

Shëndetësi
Cilat vitamina mund të përdorni së bashku: Merren më shpesh për imunitet, por në këtë kombinim janë më të efektshmet

Cilat vitamina mund të përdorni së bashku: Merren më shpesh për imunitet, por në këtë kombinim janë më të efektshmet

Shëndetësi
Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!

Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!

Shëndetësi
Disa nga simptomat e hershme që tregojnë mundësinë e zhvillimit të sklerozës multiple

Disa nga simptomat e hershme që tregojnë mundësinë e zhvillimit të sklerozës multiple

Shëndetësi Lajme
Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Shëndetësi
Kalo në kategori