LAJMI I FUNDIT:

Arsyet kryesore se si blerja misterioze ndihmon bizneset

Arsyet kryesore se si blerja misterioze ndihmon bizneset

Po të mund ta shikonit biznesin tuaj përmes syve të klientëve, a thua se çfarë do të zbulonit?

Edhe pse mund të na duket se e dimë se çfarë po ndodh me biznesin tonë, çka është në rregull e çka jo, kjo nuk është domosdoshmërish e vërtetë. Personat në krye të biznesit dhe klientët asnjëherë nuk i shohin gjërat prej të njëjtit kënd. Atëherë, pse të mos ndalemi për një moment, të zhvillojmë një blerje misterioze dhe kështu ta shikojmë biznesin përmes syve të klientëve tanë?!

Thënë shkurt, blerja misterioze është kur disa persona të infiltruar e vizitojnë një biznes si klientë të zakonshëm. Qëllimi kryesor i këtyre klientëve është që ta vlerësojnë biznesin në aspekte të ndryshme që nga pamja e dyqanit e deri te shërbimi. Kësisoj, edhe mund të dihet se në çfarë eksperience hasin klientët tjerë kur e vizitojnë dyqanin.

Para fokusit si një biznes të ketë më shumë klientë, fokusi duhet të jetë në kënaqjen e klientëve ekzistues, pra të mbahen afër. Nëse ju keni biznes dhe nëse mijëra persona e vizitojnë biznesin tuaj, kjo nuk do të ketë aspak rëndësi nëse ata kanë një përvojë të pakënaqshme. Nëse ata kanë përvojë të tillë, atëherë nuk do ta vizitojnë më asnjëherë biznesin tuaj. E për t’i bërë gjërat më keq, ata do të promovojnë një imazh negativ për biznesin tuaj. Kështu prej mijëra klientëve mund të përfundoni me asnjë.

Andaj, është gjithmonë vendim i duhur dhe i nevojshëm për të matur eksperiencën e klientëve. Një ndër mënyrat si mund të matet kjo është, siç u tha më herët, përmes blerjes misterioze.

Përmes kësaj qasje, një biznes shumë lehtë mund të ketë një pasqyrë rreth pikëve të forta të saj si dhe pikëve që duhet përmirësuar. Po ashtu, po kjo metodë ofron edhe përgjigjen pse disa pika të biznesit po performojnë më mirë në disa komuna se në tjerat. E po ashtu, ofron edhe një pasqyrë për performancën mujore të secilit dimension për secilin muaj dhe për secilën pikë biznesi.

Në këtë mënyrë, blerjet misterioze të organizuara nga kompania e hulumtimeve Pyper ju mundësojnë ta përmirësoni biznesin e juaj edhe më tej. Kësisoj, keni më shumë shitje, klientë besnik dhe krijoni imazh pozitiv për biznesin tuaj. Veçoheni lehtë nga konkurrenca. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori