Deontay Wilder është një nga boksierët më të përfolur në vitet e fundit.Anthony Joshua fitoi ndaj Carlos Takam dhe me

Në rast se amerikani i njohur me nofkën "Bombarduesi i Bronztë" vazhdon pa humbje në kuadër të titullit WBC, atëherë me shumë mundësi në të ardhmen do ta shikojmë atë përballë Anthony Joshuas.


GettyImages 505322462 . Foto: Getty Images

Por, pse quhet kështu dhe cila është arsyeja pse futet me maskën e bronztë në ring?

Si një amator, e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e peshave të rënda në Lojërat Olimpike të vitit 2008. Në këtë mënyrë e mori edhe nofkën ‘Bombarduesi i Bronztë’, të cilin Wilder e sajoi duke u frymëzuar nga Joe Louis, i cili ishte i njohur me nofkën ‘Bombarduesi i Kaftë’.

GettyImages 645410476 . Foto: Getty Images

Ndërsa, i pyetur nga një fans pse e mban maskën gjatë futjes në ring, amerikani është përgjigjur:

Maska më zgjodhi mua, jo unë maskën! Isha në New Orleans dhe maska me dha një energji të madhe, kështu që duhet ta bartja”.

GettyImages 635315266 Foto: Getty Images

Wilder mban titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC që nga viti 2015, me këtë rast ai është amerikani i parë kampionë në këtë kategori për nëntë vitet e fundit.

Ai është 32-vjeçar, i gjatë 201 centimetra, kurse 28-vjeçari Joshua është i gjatë 198 centimetra.

Deontay Wilder masque

Wilder në karrierë ka zhvilluar 38 meçe, 37 nga ato i përfunduar me nokaut (KO). 18 kundërshtarë i ka rrëzuar që në rundin e parë.

Joshua në 20 ndeshje si profesionit ka 20 fitore, të gjitha me nokaut. /Telegrafi/

telegrafi sport app