LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja përse frigoriferin duhet ta largoni nga muri

Arsyeja përse frigoriferin duhet ta largoni nga muri

Të jemi të sinqertë, frigoriferi është aparati i cili më së shumti punon në kuzhinë, dhe njëkohësisht i kushtojmë më së paku kujdes

Në rregull, herë pas here edhe e pastrojmë, mirëpo nga ana mekanike nuk bëjmë asgjë. Dhe shumica nesh as që mendon që së paku diçka do të duhej të bënim, apo jo?

Mirëpo, edhe brendësia e frigoriferit tuaj (të mos mendojmë për artikujt që i fusim në të), ka nevojë për pak kujdes.

Fatmirësisht, e gjitha që ju nevojitet janë 5 minuta kohë e lirë për t’i pastruar me themel spiralet e kondensatorit.

Çdo frigorifer ka kondensator, njësi e cila liron ngrohtësinë nëpërmjet spiraleve të cilat gjenden në anën e pasme të frigoriferit apo në fund përpara (pas rrjetës),  transmeton Telegrafi.

Me kalimin e kohës në këto spirale mund të grumbullohen pluhuri dhe ndyrësitë, gjë që kompresori detyrohet të punojë dyfish më shumë dhe të shpenzojë dyfish më shumë energji.

Mirëpo jo vetëm që kjo është joefikase, por edhe e kushtueshme, sepse më në fund frigoriferi do të prishet.

Zgjidhja është që t’i pastroni spiralet disa herë në vit, ky pastrim është shumë i lehtë.

Vetëm tërhiqeni frigoriferin (më së shumti janë me rrotë, kështu që do të mund të keni mundësi që lehtësisht ta tërhiqni nga vetja). Pastaj me thithëse pluhuri, me forcë të dobët, thithni gjithë ndyrësinë dhe pluhurin nga spiralet.

Shikoni në mos keni edhe ndonjë shtojcë të veçantë (që mundeni edhe ta blini), d.m.th. brushë që mund të futet brenda ndarjeve.

Nëse kondensatori është në fund të frigoriferit, vetëm hiqeni apo zhdridheni rrjetën me ç’rast edhe bëni punën e duhur.

Pas pastrimit menjëherë do të shihni dallimin e punës së frigoriferit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori