LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Gruevski më shumë po i bën dëm vetes se sa shtetit

Arsovski: Gruevski më shumë po i bën dëm vetes se sa shtetit

Nga shpallja e OBRM-PDUKM-së e lexuar mbrëmë nga Gruevski, pasoja do të ketë kjo parti, por jo edhe shteti. Faktori ndërkombëtar që mbrëmë Gruevski e akuzoi se po përzihet në politikën e brendshme dhe shtet, sipas analistit Petar Arsovski, nuk është arsye për mërzitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deklaratat e ish kryeministrit se partia e tij ka vendosur të mos pranojë rivotim dhe rezultatin zgjedhorë, është vetëm tentim për frikësim, sepse sipas Arsovskit, Gruevski gjithsesi nuk mund të formojë qeveri dhe të qëndrojë i pandryshuar.


Ndërsa analisti Ismet Ramadani mendon se retorika e Gruevskit dhe hudhja e ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare, janë tentim për të penguar punën e Prokurorisë Speciale duke mos i’a vazhduar mandatin.
Një pjesë e analistëve në shpalljen e OBRM-PDUKM-së shohin sjellje tipike të një partie e cila për 10 vite po e përdorë retorikën e njëjtë./Telegrafi/