LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: Kallëzim penal për deponinë e egër në Vizbeg

Arsovska: Kallëzim penal për deponinë e egër në Vizbeg

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, thotë se i kanë dhënë fund edhe një deponi ilegale në territorin e qytetit të Shkupit.

Ajo njofton se bëhet fjalë për deponinë që ishte në lagjen Vizbeg.


“Deponia ndodhet në lagjen Vizbeg dhe inspektorët tanë kanë konstatuar kamionë dhe makineri të rënda duke hedhur mbeturina toksike dhe mbeturina ndërtimore në vend, pas çka është thirrur policia për të reaguar”.

“Ajo që u lejua prej vitesh dhe mbeti e pandëshkuar sot po sanksionohet, pronarët do të përgjigjen penalisht me pasurinë dhe lirinë e tyre. Në fund po ju drejtohem të gjithë atyre që me këtë lloj ekocidi dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, koha juaj ka kaluar, koha e mosndëshkimit ka kaluar, të gjithë do të mbajnë përgjegjësi”, thotë Arsovska.