LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: Ekonomia do të jetë peng derisa zgjat kriza politike

Arsovska: Ekonomia do të jetë peng derisa zgjat kriza politike

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike në Maqedoni (LOEM), Daniela Arsovska, sot deklaroi se ekonomia e vendit në këto momente është në makineri për reanimacion dhe sipas saj, vështirë se do të mund të zgjat shumë përveç nëse nuk gjendet zgjidhje e përbashkët ose mënyrë për funksionimin e institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke i’u përgjigjur pyejeve të gazetarëve para fillimi të panel diskutimeve në kuadër të samitit global të grave lidere në vitin 2017, Arsovska deklaroi se ekonomia do të jetë peng derisa të zgjasë kriza politike.


Sipas saj, nuk mund të flitet për politikë pa ekonomi dhe anasjelltas, të dy sferat janë drejtpërdrejtë të lidhura. Qëndrimi i Arsovskës është se ekonomistët janë mjaft të zëshëm për problemet aktuale dhe apeloi deri te mediat që ta nxjerrin zërin e tyre.

Ajo përgënjeshtroi informatat se është e nevojshme hua e re prej një miliardë euro, që shteti t’i shlyejë borchet ndaj biznesit, ashtu siç publikuan disa media./Telegrafi/