LAJMI I FUNDIT:

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i cili aktivizohet në kategorinë e dytë të futbollit në Angli, duke i dhënë një goditje të madhe planeve të transferimeve të Mikel Artetës.

‘Topçinjtë’ e nisën verën me disa objektiva kryesor të cilët shumicën prej tyre ia dolën që t’i transferojnë.

Riccardo Calafiori erdhi nga Bologna për të përforcuar fazën e mbrojtjes, para se mesfushori Mikel Merino t’i bashkohej atyre nga Real Sociedadi dhe Raheem Sterling në formë huazimi nga Chelsea.


Ani pse ata nuk arritën të transferojnë një sulmues të ri, megjithatë ia dolën që të transferojnë një portier.

Nuk ishte një sekret se Aaron Ramsdale do të largohej nga Londra këtë verë pasi kishte humbur vendin në formacion nga David Raya.

Ramsdale e kompletoi transferimin prej 25 milionë eurosh tek Southamptoni në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke e lënë Arsenalin të detyruar që të transferojë një tjetër portier për të rivalizuar Rayan.

Ishte portieri brazilian Neto i cili u transferua në fund nga Bournemouth në formë huazimi për këtë edicion, pas përpjekjeve të dështuara për të nënshkruar me Joan Garcian e Espanyolit.

Foto: Sam Tickle

Sipas The Sun, Arteta kishte qenë i interesuar edhe për portierin e Wigan Athletic, Sam Tickle, por ky i fundit refuzoi mundësinë që t’i bashkohet Arsenalit si portier i tretë.

22-vjeçari nuk ishte i interesuar që vitet më të mira të karrierës së tij t’i kalonte në bankën rezervë, kështu që vendosi të vazhdojë tek Wigani aty ku mban pozitën e startuesit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori