Orët e fundit në afatin kalimtar po bëhen tejet të nxehta, sidomos për Arsenalin.

Klubi londinez është pak orë para finalizimit të transferimit të Di Marias, i cili nuk ka vend, duke parë që Bale tashmë është lojtar i Realit.


Edhe Karim Benzema po kërkohet me ngulm nga Wenger, por Real Madridi nuk do ta shesë derisa të kuptojë situatën e Luis Suarez, për të cilin Los Blancos janë hedhur së fundmi në sulm në tentim për të zëvëndësuar francezin i cili do të duhet të kalojë te Arsenali.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme por duket se Wenger ka vendosur që ta përforcojë mirë skuadrën në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. /Telegrafi/

telegrafi sport app