Arsenali është shumë pranë finalizimit të transferimit të portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea, sipas raportimeve të gazetarit të besueshëm David Ornstein.

Burimet bëjnë të ditur se lojtari ka rënë dakord t’i bashkohet 'Topçinjve', edhe pse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar.


Negociatat midis klubeve janë në një fazë të avancuar dhe pritet të mbyllen së shpejti.

Arsenali do të duhet të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 5 milionë funtesh për ta përmbyllur transferimin e spanjollit.

kepa arrizabalaga chelsea europa league 2019 5biptg6wsrng1hw7ih5y6iz34

Kepa kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bournemouth dhe kërkon një ambient të ri për t’u rikthyer në formën më të mirë.

Te Arsenali, ai pritet të rivalizojë me David Raya për postin e titullarit mes shtyllave.

Trajneri Mikel Arteta synon të forcojë konkurrencën në portë, si pjesë e planeve të tij për të luftuar për trofe në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app