Arsenali me ofertë për Higuain

Sulmuesi argjentinas, i cili ishte afër t'i bashkohet “Topçinjve” në vitin 2013, thuhet se tani dëshiron të largohet nga Napoli në fund të sezonit.
Arsenali edhe në janar ka qenë i lidhur me një marrëveshje, por tani sipas raporteve thuhet se Arsene Wenger ka dhënë dritën e gjelbër për të filluar bisedimet me ekipin italian.
Arsenali është duke menduar t’i ofrojë Napolit një ofertë rreth 28.9 milionë funte. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































