LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ishte i interesuar në transferimin e Amir Rrahmanit në janar, por Napoli u tregua më i shpejtë

Arsenali ishte i interesuar në transferimin e Amir Rrahmanit në janar, por Napoli u tregua më i shpejtë

Arsenali thuhet se ishte i interesuar në transferimin e Amir Rrahmanit nga Hellas Verona në afatin kalimtar të janarit.

Mediat italiane kanë zbuluar se The Gunners kishin filluar të ndjekin nga afër lojën e mbrojtësit shqiptar, por që në fund dështuan.


Skuadra londineze e kishte kuptuar se kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës kishte arritur marrëveshje verbale me Napoli, për t’u tërhequr kështu nga gara.

Pak ditë më vonë, napolitanët kishin arritur marrëveshje me rivalin e tyre nga Serie A për transferimin e mbrojtësit.

Agjenti i Amir Rrahmanit, tregon për rrugën se si u arrit marrëveshja me Napolin dhe interesimi i klubeve të tjera
Lexo po ashtu Agjenti i Amir Rrahmanit, tregon për rrugën se si u arrit marrëveshja me Napolin dhe interesimi i klubeve të tjera

Napoli e transferoi Rrahmanin nga Verona për një shumë rreth 14 milionë euro, për ta lënë në huazim deri në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi shqiptar së bashku me Marash Kumbullën kanë bërë që Verona të jetë e frikshme në këtë sezon, e që së fundmi arritën të mposhtin Juventusin me rezultatin 2-1 në ligën Italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori