LAJMI I FUNDIT:

Arsenal vihet pas Takefusa Kubos

Arsenal vihet pas Takefusa Kubos

Arsenal raportohet se do ta aktivizoj verën e ardhshme klauzolën e lirimit në vlerë prej 52 milionë eurove të ish-lojtarit të Real Madridit dhe yllit të Real Sociedadit, Takefusa Kubo.

Gunners vendosën që  të mos nënshkruajnë me një sulmues pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Ata momentalisht kanë Bukayo Saka, Gabriel Martinelli, Gabriel Jesus, Leandro Trossard, Eddie Nketiah dhe Reiss Nelsson si alternativa në fazën ofanzive.


Tani, sipas mediave spanjolle Arsenal e ka identifikuar Kubon si një objektiv potencial të afatit kalimtar për sezonin 2024/25. Trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, thuhet të jetë personi i cili ka kërkuar që Kubo të jetë njëri ndër synimet e tij për edicionin e ardhshëm.

Edicionin që lamë pas, Arsenal ishte shumë afër për ti dhënë fund periudhës 19-vjeçare pa titull të Ligës Premier, por në fund ishte Manchester City që ia doli të fitojë trofeun dhe tani po kërkojnë që të përforcojnë më shumë ekipin.

Real Madridi mund të jetë një pengesë në realizimin e këtij transferimi pasi këta të fundit janë të interesuar gjithashtu për Kubon dhe kanë një klauzolë të riblerjes në vlerë prej 26 milionë eurove dhe mund ta aktivizojnë që nga vera e ardhshme.

22-vjeçari Kubo ka qenë protagonisti kryesor në kualifikimin e Real Sociedad në Ligën e Kampionëve.

Ai shënoi nëntë gola dhe bëri shtatë asistime në 35 ndeshje në ligë duke shtuar këtu edhe dy asistime në Ligën e Evropës, duke qenë kështu fytyra kryesore e ekipit.

Në rast se Kubo vendos që ti bashkohet Arsenalit, ai do të duhej të mposhte konkurrencën e Bukayo Sakas në krahun e djathtë.

Japonezi mund të luaj gjithashtu edhe në pozita më qendrore ose si sulmues i dytë në rast nevoje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori