LAJMI I FUNDIT:

Arsenali mendon për Moratan

Arsenali mendon për Moratan

Skuadra angleze, Arsenal, është duke shikuar mundësinë për transferimin e një sulmuesi gjatë verës.

Emri më i ri në listën e trajnerit Arsene Wenger është sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata.

Ish-anëtari i Real Madridit është raportuar se do të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, pasi dëshiron një eksperiencë të re.


Morata ka shënuar këtë edicion tetë gola dhe ka shtuar shtatë asistime për të rënë në radarin e Arsene Wenger.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Daily Mirror’, Arsenal është duke bërë gati 35 milionë euro për transferimin e spanjollit në ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi/