LAJMI I FUNDIT:

Arriti 9 pikë negative, qytetarit në Ferizaj i ndalohet vozitja për 12 muaj

Arriti 9 pikë negative, qytetarit në Ferizaj i ndalohet vozitja për 12 muaj

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion, gjersa njërit prej tyre i është ndaluar vozitja për 1 vit pasi ka arritur 9 pikë negative.  

Në njoftim bëhet e ditur se sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ka ndaluar shoferin I.TH, (M/K) i moshës 41 vjeçar,  i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.


Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, 2 pikë negative dhe për 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Ndërsa, rreth orës 13:00 ndaj shoferit S.R (M/K) i moshës 27 vjeçar, Policia e Komunikacionit Rrugor i vazhdoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për tri kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori