LAJMI I FUNDIT:

ARRIN PILULA KONTRACEPTIVE PËR MESHKUJ: Mbrojtja nga shtatzënia nuk do të jetë vetëm çështje femrash!

ARRIN PILULA KONTRACEPTIVE PËR MESHKUJ: Mbrojtja nga shtatzënia nuk do të jetë vetëm çështje femrash!

Deri tani kujdesi për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar kryesisht binte mbi femrat. Mirëpo, shumë shpejt e gjithë kjo do të ndryshojë.

Shumica e çifteve në lidhje të gjata apo në martesë, nëse në dëshirojnë të kenë fëmijë, mbështeten në atë që femra pi pilula kontraceptive ose në teknikën e “nxjerrjes”.


Fatkeqësisht, jo rrallë rezulton me shtatzëni të paplanifikuara, pastaj edhe abortimet.

Për fat të mirë, tani gjërat po ndryshojnë dhe së shpejti arrin pilula kontraceptive për meshkuj, transmeton Telegrafi.

Handsome man showing pills

Akademia e Universitetit Minnesotta prezantoi progresin e bërë në këtë studim duke u siguruar që ky medikament nuk do të sjellë efektë anësore.

Një nga ekspertët u shpreh për “The Times” se ilaçi do të jetë i tretshëm, do merret nga goja në formë pilule, do të veprojë shpejt dhe nuk do të zvogëlojnë epshin e atij që e konsumon.

Për shkak se disa përdorues do duan të kenë fëmijë pas një periudhe kohë ndikimi i kësaj pilule mbi fertilitetin do të jetë i kthyeshëm, pa efekte dëmtuese të cilësisë së spermës.

Vitin e kaluar gjatë punës kërkimore studiuesit identifikuan një enzimë të përdorur nga sperma për të depërtuar brenda vezës, e cila u hyri në ndihmë në punë e bërë për kontraceptivët e meshkujve. /Telegrafi/1410285940291.cached

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori