Arrihet marrëveshja mes palëve, Kristjan Asllani i bashkohet gjigantit turk

Largimi i Kristjan Asllanit nga Italia është drejt finalizimit. Mesfushori shqiptar pritet të mbyllë periudhën e tij të huazimit te Torino dhe të rikthehet zyrtarisht te Interi, klub i cili tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e tij te gjiganti turk, Besiktas.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve është shumë pranë përfundimit dhe parashikon një huazim me opsion blerjeje, me një vlerë që shkon nga 12 deri në 13 milionë euro.
Eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka dhënë detaje të reja rreth marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.
“Kristjan Asllani te Besiktas, ja ku jemi. Marrëveshje e rënë dakord verbalisht me Interin për huazim me klauzolë opsioni blerjeje”, ka shkruar Fabrizio Romano.
🚨⚪️⚫️ Kristjan Asllani to Besiktas, here we go! Deal verbally agreed with Inter on loan with buy option clause.
Besiktas cover Asllani’s salary until June and will have buy option clause not mandatory.
Asllani will fly to Istanbul later today if all goes to plan. pic.twitter.com/1GaMUFBtcs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 29, 2026
Gazetari italian shton se Besiktas do të mbulojë plotësisht pagën e mesfushorit deri në qershor, ndërsa opsioni i blerjes nuk do të jetë i detyrueshëm.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Asllani pritet të fluturojë drejt Stambollit më vonë gjatë ditës së sotme për të kryer procedurat e fundit dhe për të nisur aventurën e re në Superligën turke. /Telegrafi/




















































