LAJMI I FUNDIT:

I arrestuari që besohej se është ‘monstra’ franceze që vrau pesë familjarë, del të jetë dikush tjetër

I arrestuari që besohej se është ‘monstra’ franceze që vrau pesë familjarë, del të jetë dikush tjetër

Një burrë francez që u arrestua dje në aeroportin e Glasgow në Skoci, nuk është i dyshuari për vrasje, Xavier Dupont de Ligonnes sipas rezultateve të testeve të ADN-së, ka bërë të ditur sot një burim i afër me hetimet.

De Ligonnes ishte në arrati, që kur trupat e Agnes, 48 vjeç, dhe fëmijëve Arthur, 20 vjeç, Tomas, 18 vjeç, Anne, 16 vjeç dhe Benoit, 13 vjeç, u gjetën të varrosur në kopshtin e shtëpisë familjare në Nantes, që ndodhet në perëndim të Francës, krahas dy qenve shtëpiak, transmeton Telegrafi.


Autoritetet e sigurisë, kanë bërë të ditur dje, se e kanë arrestuar një udhëtar që kishte një urdhër arrest ndërkombëtar, për vrasjet që tmerroi Francën gjatë vitit 2011. Por, gjatë ditës së sotme, një burim i afërt me hetimet, bëri të ditur se testi i ADN-së, nuk është përputhur me të.

Ligoness me bashkëshorten Agnes

Forcat e rendit e kishin ndaluar atë, për shkak se përngjante me atë që besohet të jetë ‘monstra’ franceze, derisa shenjat e gishtave i janë përputhur pjesërisht.

Fëmijët nga 13 deri ne 20-vjeçar që u gjenden të varrosu në oborr

Në anën tjetër, sipas disa lajmeve të pakonfirmuara, thuhet se ai ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyre dhe tash e një kohë është në një lidhje martesore, me një skoceze.

Tani që i arrestuari del të jetë dikush tjetër, pritet që autoritetet e sigurisë të japin një sqarim për arrestin, që shqetësoi shumë njerëz që njihen me këtë ngjarje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori