LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shoferi i kamionit brenda së cilit u gjetën 39 trupa të pa jetë, dyshohet për vrasje në masë

Arrestohet shoferi i kamionit brenda së cilit u gjetën 39 trupa të pa jetë, dyshohet për vrasje në masë

Mo Robinson nga Irlanda Veriore, është arrestuar sot pasi u gjet se voziste një kamion me frigorifer, brenda së cilit u gjetën 39 trupa të pa jetë.

Nën dyshimin për vrasje në masë, policia e ka arrestuar 25-vjeçarin, pasi e kishte ndaluar në Essex të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një adoleshent.

Shoferi i kamionit, brenda së cilit u gjetën 39 trupa të pa jetë

Gjatë mesnatës, kamionin e targa të Bullgarisë, ai e kishte ngarkuar në Zeebrugge të Belgjikës, për të vazhduar më pas, nëpër Irlandën e Veriut, derisa arriti në Angli, ndërsa nuk dihet, se ku ishte destinacioni tij final.

Policia britanike nuk konfirmon shtetësinë e trupave të pajetë në kamion: Nuk dimë as kush e njoftoi ambulancën
Lexo po ashtu Policia britanike nuk konfirmon shtetësinë e trupave të pajetë në kamion: Nuk dimë as kush e njoftoi ambulancën

Vëllai i Robinson, është shprehur i habitur kur ka dëgjuar për arrestin e vëllaut, ndërsa nuk ka dijeni për aktivitetin e tij.

Zyrtarët policorë, nuk kanë dhënë ndonjë lajm, lidhur me nacionalitetin e viktimave, apo mënyra se si janë mbytur ata. /Telegrafi/