LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet pronari i qebaptores në Fushë Kosovë – i konfiskohen rreth 200 kg mish me prejardhje të dyshimtë

Arrestohet pronari i qebaptores në Fushë Kosovë – i konfiskohen rreth 200 kg mish me prejardhje të dyshimtë

Policia e Kosovës dhe Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit kanë zhvilluar një aksion në Fushë Kosovë dhe Prishtinë ku janë konfiskuar rreth 200 kg mish, pa dokumente, i cili përdorej nga pronari i qebaptores.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sot rreth orës 16:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Hajrulla Zymi’, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal (qebaptore), po shiten produkte të mishit, që dyshohet se janë të pa kontrolluara”.


“Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës dhe inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit  (AUV), menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  në lokalin e cekur kanë gjetur një sasi të mishit (rreth 120 kg), pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent apo enti i autorizuar, pa dokumente të  prejardhjes dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit të afatit”, thuhet në njoftim përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, sipas njoftimit, në oborrin e shtëpisë së personit të dyshuar në Lagjen Emshir, në  Prishtinë, në një depo, nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur një sasi rreth 50 kg mish, pa dokument të prejardhjes, apo datën e skadimit, i cili ishte vendosur në një  kuti plastike dhe një sasi tjetër e mishit në një frigorifer me ngrirje të thellë.

Lokali është mbyllë, ndërkohë që mishi është blombuar, deri në krijimin e  kushteve për asgjësim.

“Lidhur me këtë rast,  Prodhim dhe vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor, është arrestuar një person i dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori