LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi që vodhi stoli ari në një shtëpi në Vushtrri

Arrestohet personi që vodhi stoli ari në një shtëpi në Vushtrri
Foto: Arkiv

Një person në fshatin Bukosh të Vushtrrisë ka njoftuar Policinë se persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari.

Pas një pune hetimore zhvilluar nga Policia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili edhe është intervistuar.


Me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.