Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresë gjykate

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht policët e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari me inicialet D.E., mashkull, është ndaluar në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e tetë muajsh.
Gjithashtu, sipas të njëjtës urdhëresë gjyqësore, ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë në vlerë prej 20 mijë eurosh.
Nga
Telegrafi
7 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































