Arrestohet një shkupjan, në shtëpi iu gjet marihuanë


Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj personit B.R (20), i cili dyshohet për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
Me urdhër gjykate, policia kontrolloi shtëpinë dhe hapësirat tjera të personit të lartpërmendur në Vizbeg të Shkupit.
Gjatë kontrollit u gjetën katër paketime me marihuanë, me një peshë prej 1,9 kilogramësh.
B.P është privuar nga liria. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































