LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një prej bosëve të ”Ndrangheta”-s

Arrestohet një prej bosëve të ”Ndrangheta”-s

Një prej bosëve të ”Ndrangheta”-s, mafias kalabreze, i cili ndodhej në arrati që prej vitit 2016, u arrestua në Kalabri, njoftoi sot policia italiane.

“Giuseppe Pelle, 57 vjeç, u gjet gjatë natës në një shtëpi në Kondofuri, qytet i vogël pranë maleve Aspromonte”, shtoi policia italiane.


“Ky është një arrestim i rëndësishëm pasi Pelle ishte mes atyre që morën vendime strategjike për ‘Ndrangheta’-n”, deklaroi prokurori Gaetano Paci.

Pelle duhet të vuajë dënimin prej më shumë se dy vitesh, pasi u shpall fajtor për anëtarësim në organizatë mafioze dhe zhvatje.

”Ndrangheta” është aktualisht grupi më i fuqishëm mafioz në botë duke ia kaluar edhe mafias siciliane ”Cosa Nostra”.

Ajo është kontrabanduesja më e madhe e kokainës në Evropë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori