LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person nga Shkupi për përdorim të armës

Arrestohet një person nga Shkupi për përdorim të armës

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme në ora 17:00, në SPB Shkup është denoncuar se nga ballkoni i një banese në Gjorçe Petrov, Zh.K (70) nga Shkupi ka prishur rendin dhe qetësinë publike.

Sipas policisë ai ka shkrepur disa armë në ajër.


“Personit i është marrë pistoleta M-70 e kalibrit 9mm, 12 plumba, futrollë, pushkë dhe një pushkë gjuetari 2.50 mm”, thonë nga policia.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi/