LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Vërmicë, po transportonte migrantë në mënyrë jo ligjore

Arrestohet një person në Vërmicë, po transportonte migrantë në mënyrë jo ligjore
Foto: Ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës (DRPK, Perëndimi-Gjakovë), patrulla në Vërmicë, ka njoftuar se sot më 19.01.2022, rreth orës 06:45, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i pa rregullt”, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti.

“Patrulla  e policisë e ka mbajtur nën vëzhgim automjetin, kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në këtë automjet. Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar. Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, m/sh/kosovar dhe katër (4) shtetas tjerë të huaj, migrant të pa rregullt”, thuhet në njoftim.


Janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga  njësitet  relevante, me urdhër të prokurorit i dyshuari m/sh/k është ndaluar, kurse personat shtetas të huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj. /Telegrafi/