Arrestohet një person në Prishtinë - konfiskohen mbi 680 gramë drogë dhe para

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, rreth orës 18:50, ku është ndaluar një automjet me drejtues mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 526.9 gramë substancë narkotike të dyshuar si marihuanë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur edhe 152 gramë marihuanë, 1.42 gramë kokainë, 23.59 gramë hashash, si dhe 1,650 euro para të gatshme.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































