Arrestohet një person në Podujevë, policia i gjeti në lokal tiketa të bastoreve


Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale”.
Siç njofton policia gjatë kontrollit në lokalin pronar i të cilit ishte i dyshuari në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 7 tiketa të ndryshme të bastoreve, 47,40€ para, 4 kompjuter dhe një printer.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































