Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur duke bashkëjetuar me një të mitur, në Mitrovicë.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur duke bashkëjetuar me personin e moshës se mitur  viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/