LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë në qendër tregtare

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë në qendër tregtare
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njofton se të martën ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi dyshohet për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë.

Sipas njoftimit, vjedhja ka ndodhur rreth orës 22:00 në një qendër tregtare në rrugën “Brahim Ademi”.


“Me datën 10.10.2023, rreth orës 22:00, policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se një person në një qendër tregtare në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj kishte vjedhur disa artikuj ushqimorë.  Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është I.D i moshës 33-vjeçare dhe i njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët.

“Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin I.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen e disa artikujve ushqimor në vlerë prej 175 eurove”.

“I dyshuari I.D, rreth orës 23:45 është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. I njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori