LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen në Vushtrri

Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Nga hetuesit e sektorit rajonal është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ishte raportuar të ketë ndodhur më 17 dhjetor 2018, në një filial për transferim parash që ndodhet në rrugën “Basri Beqiri” në Vushtrri, ku viktimës (femër), nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), ia kanë grabitur një shumë të parave.


Si rezultat i hetimeve ka rezultuar me identifikimin dhe me arrestimin e personit të dyshuar: A.S., 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/