LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një maqedonase dhe një zviceran në Fushë Kosovë – dyshohen për shantazh

Arrestohet një maqedonase dhe një zviceran në Fushë Kosovë – dyshohen për shantazh

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 19:00.

Sipas policisë të arrestuarit janë një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe një mashkull shtetas i Zvicrës.


Të njëjtit dyshohen për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor dhe shantazh”.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/