LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një kontrabandues i emigrantëve, Policia e Maqedonisë publikon pamjet

Arrestohet një kontrabandues i emigrantëve, Policia e Maqedonisë publikon pamjet

MPB Maqedoni informon se dje (27.08.2023) në ora 17:50 në Kumanovë në vendin e quajtur “Sveta Mina” nga ana e zyrtarëve policorë është arrestuar M.A (28) nga fshati Studeniçan, Shkup, për veprën penale “kontrabandë me migrantë”.

Ai duke drejtuar automjetin “Audi” në autostradën E-75, nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe është larguar, por menjëherë pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve është ndaluar dhe privuar nga liria.


“Në automjet janë gjetur pesë emigrantë nga Siria. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.