LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në kontrabandë me imigrantë

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në kontrabandë me imigrantë

Patrulla e Policisë së Kosovës për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë më 12.09.2021 rreth orës 17:40, në realizim të Planit Operativ “Migrimi i pa rregullt”, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë.

Policia ka vëzhguar lëvizjet e automjetit dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të dyshuarin dhe pesë imigrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme.


Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, është iniciuar rasti “Kontrabandim me Imigrantë”.

Hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuarit A. O. (1985), shtetas i Republikës së Kosovës i cili, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me imigrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së. /Telegrafi/