LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 40-vjeçar pasi dyshohet se grabiti para në një market në Gjilan

Arrestohet një 40-vjeçar pasi dyshohet se grabiti para në një market në Gjilan
Foto: Ilustrim

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit raportohet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në një market në Gjilan.

Policia njofton se një person ka grabitur një shumë të parave dhe është larguar në drejtim të panjohur. I njëjti dyshohet se gjatë grabitjes ka shtënë në ajër me armë zjarri.


Me këtë rast policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin Z.Sh. (viti i lindjes 1982).

“Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të lartcekur. Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në komunikatën për media.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Grabitje”.

Rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë e Gjilanit. /Telegrafi/