LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në gjendje të dehur një 50-vjeçar në Shtërpcë, kishte shtënë disa herë me armë zjarri

Arrestohet në gjendje të dehur një 50-vjeçar në Shtërpcë, kishte shtënë disa herë me armë zjarri

Një person është arrestuar këtë të martë në në fshatin Gotovushë të Shtërpcës, pasi dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje në Shtërpcë.

Policia e stacionit në Shtërpcë rreth orës 01:15 ka pranuar informacion se në këtë fshat ka të shtëna me armë zjarri.


“Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Gotovushë dhe kanë arritur që të arrestojnë në vendin e ngjarjes të dyshuarin në gjendje të dehur M.R (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte shtënë disa herë më armë zjarri”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit, ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori