LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në aeroportin e Prishtinës 52-vjeçari dhe bashkëshortja e tij italiane, dyshohet se falsifikuan testet për COVID

Arrestohet në aeroportin e Prishtinës 52-vjeçari dhe bashkëshortja e tij italiane, dyshohet se falsifikuan testet për COVID
Foto: Ilustrim

Një shtetas i Kosovës dhe bashkëshortja e tij italiane janë kapur sot nga autoritetet policore në aeroportin “Adem Jashari”, nën dyshimin se kanë falsifikuar testet për koronavirus.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në aeroportin ‘Adem Jashari’, ku një qytetar i moshës 52-vjeçare, dhe bashkëshortja e tij e moshës 44-vjeçare, shtetase italiane, në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara.


Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve.

Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet.

Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.).

Policia njofton se numri rendor i prezantuar nga palët përkon me emrin e një personi tjetër.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe në konsultim më të, është iniciuar rasti karshi veprës penale ‘‘falsifikim i dokumenteve’ ndaj dy të dyshuarve të lartcekur.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgon në mbajtje deri në 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori