LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet mesfushori i Genoas, Manolo Portanova – me dyshimin për sulm seksual

Arrestohet mesfushori i Genoas, Manolo Portanova – me dyshimin për sulm seksual
(Foto: Instagram/iamportanova)

Manolo Portanova është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm seksual me tre persona të tjerë në Siena vitin e kaluar.

Mesfushori 21-vjeçar i Genoas do të dalë me dy persona të tjerë para Gjykatës së Sienas më 7 qershor. Treshja, plus një i mitur, akuzohen për se e kanë keqtrajtuar seksualisht një 21-vjeçare në një apartament në qendër të qytetit natën e 30 majit të vitit 2021.


Siç ka sqaruar ANSA, ishte urdhëruar arrest shtëpiak për Portanovan dhe të dyshuarit tjerë, por më pas ishte revokuar.

(Foto: Instagram/iamportanova)

Pas 10 muajsh hetime, ku përfshihen një sërë intervistash dhe ekzaminimesh në celular, ushtruesi i detyrës së prokurorit, Nikolla Marini, urdhëroi arrestimin për gjykim për futbollistin dhe dy të dyshuarit e tjerë të rritur.

Një nga këta dy të dyshuar është një i afërm i mesfushorit të Genovas. I dyshuari i katërt, i cili ishte 17 vjeçar në momentin e ngjarjes, është nën juridiksionin e Gjykatës për të Mitur të Firences. /Telegrafi/