LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohet mashtruesi i ‘lojës shpërblyese’ në Kosovë

​Arrestohet mashtruesi i ‘lojës shpërblyese’ në Kosovë
Foto: Arkiv

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer veprat penale hyrje në sistem kompjuterik dhe ngacmim.

I dyshuari me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve ka arritur të marrë në posedim llogari të viktimave në rrjete sociale dhe përmes këtyre llogarive iu ka dërguar linqe miqve të viktimave duke kërkuar që të “klikojnë dhe të ndihmojnë të fitojnë një çmim në një lojë shpërblyese”.


Linqet e dërguara nga personi i dyshuar kanë qenë të maskuara si të vërteta, por që kanë përmbajtur virus kompjuterik, në momentin që viktimat kanë klikuar linkun janë drejtuar në një faqe të re në dukje si rrjeti social e cila gjithashtu ka qenë e maskuar si aplikacion i njërës nga bankat në Kosovë, respektivisht faqe e rrejshme.

Viktimat i kanë shkruar të dhënat e llogarive të tyre e-mailin dhe fjalëkalimin dhe posa kanë provuar të qasen të dhënat e qasjes i kanë shkuar të dyshuarit i cili pastaj ka hyrë në llogaritë e viktimave dhe i ka ndërruar të dhënat e sigurisë me qëllim që viktimat të mos mund të qasen në llogaritë e tyre.

Pasi ka arritur të sigurojë fotografi dhe video personale të viktimave, i dyshuari ka filluar të komunikojë në rrjete sociale me viktimat dhe të afërmit e viktimave duke iu dërguar atyre edhe foto dhe video.

I dyshuari gjithashtu ka kërkuar edhe favore të ndryshme nga viktimat si dhe i ka ngacmuar dhe shantazhuar në vazhdimësi.

I dyshuari i arrestuar është B.Th. (1999) dhe policia ka kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar një kompjuter laptop, dy telefona mobilë dhe një USB memorie. Me vendim të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori